
Një prej të plagosurve nga aksidenti i rëndë në aksin rrugor Shkodër–Bushat ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Viktima ende nuk është identifikuar nga autoritetet.
Dy persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike dhe po marrin trajtim në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi paraditen e 18 gushtit në kryqëzimin e Kryebushatit, ku një kamion u përplas me një automjet.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
KAQPATA