KEDS njofton se sot do të kryhen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, gjë që do të shkaktojë ndërprerje të rrymës në disa lokalitete.
Prishtinë:
- Fshatrat Koliq, Ballaban, Nishevc: 10:00 – 15:30, mirëmbajtje preventive.
- Zona të ndryshme të Drenasit: 11:30 – 14:30, ndërrimi i mbrojtjes rele.
- Lagjet në Prishtina 2 dhe Hajvali: 09:00 – 18:00, punime investive dhe lidhje të linjave të reja.
Prizren:
- Lagjet Gurishti, Petrovë dhe Arbana: 13:00 – 17:00, punime sipas projektit elektro-energjetik.
Gjakovë:
- Rrugët qendrore dhe lagjet përreth: 09:00 – 18:00, konvertim linjash dhe projekte investive.
Gjilan:
- Lagjet Fani, Therrtorja, Fludi dhe zona përreth: 10:00 – 14:15, ndërrimi i ndërprerësve dhe manipulime me ndarësit.
Arsyeja kryesore e ndërprerjeve janë mirëmbajtje preventive, ndërrimi i mbrojtjes rele dhe punime investive për energjizimin e linjave të reja. Përdoruesit e energjisë këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të planifikojnë aktivitetet ditore duke marrë parasysh ndërprerjet e parashikuara.
KAQPATA