
Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar një plan ambicioz për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës, duke paralajmëruar rritje pesëfish të mbrojtjes ajrore dhe blerjen e 1 mijë tankeve.
Gjatë një deklarate zyrtare, Rutte e cilësoi këtë hap si një “ndryshim kuantik, historik dhe themelor” për të siguruar të ardhmen e aleatëve në një mjedis gjithnjë e më të pasigurt gjeopolitik.
“Objektivi i ri i NATO-s është që të pesëfishojë aftësitë mbrojtëse ajrore, të blejë mijëra tanke dhe automjete të blinduara, si dhe miliona municione artilerie”, theksoi ai të hënën.
Në vijim, Rutte paralajmëroi se mjedisi aktual i sigurisë në Evropë ka ndryshuar ndjeshëm, dhe theksoi rrezikun që paraqet Rusia në vitet në vijim.
“Nëse nuk rritet prodhimi dhe shpenzimet për mbrojtje, atëherë siguria e Aleancës nuk do të jetë e garantuar. Rusia mund të ketë kapacitetet për të sulmuar një shtet tjetër evropian në të ardhmen e afërt”, shtoi ai.
Ky paralajmërim vjen në një kohë tensioni të lartë në skenën ndërkombëtare dhe sinjalizon një fazë të re për forcimin e mbrojtjes kolektive të vendeve anëtare të NATO-s.
KAQPATA