
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zhvillimet në Kuvend. Ai akuzoi këtë institucion për qasje të ndryshme në interpretimin e Kushtetutës, varësisht fituesit të zgjedhjeve.
Murati theksoi se Kryesuesi i Seancës Konstituive, Avni Dehari, dhe Grupi Parlamentar i LVV-së kanë vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën që nga 15 prilli e deri më 26 korrik, duke u mbështetur në aktgjykimin KO119/2014.
Sipas tij, Kushtetuta nuk ka ndryshuar që nga viti 2014, por ndryshimi ka ndodhur në mënyrën e interpretimit nga Gjykata Kushtetuese, pasi fituese e zgjedhjeve është LVV dhe jo PDK.
Murati madje u shpreh se aktgjykimi i fundit “duket sikur është shkruar në zyrat e PDK-së”.
Ndërkohë, nesër Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancën e parë pas këtij vendimi, ku pritet të diskutohet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
KAQPATA