Sot në Kosovë pritet mot kryesisht i vranët me intervale të herëpashershme me diell. Temperaturat do të jenë tipike për vjeshtë, me mëngjese të ftohta dhe ditë më të buta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë mes 14 dhe 17°C. Era do të fryjë lehtë nga drejtimi jugperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.
Në tërësi, dita do të jetë e qëndrueshme, pa reshje, dhe e përshtatshme për aktivitete në natyrë.
KAQPATA