
Djegiet janë të shpeshta, veçanërisht në kuzhinë ose gjatë aktiviteteve të përditshme, si hekurosja. Mjekët theksojnë se reagimi i duhur në kohë është vendimtar për të parandaluar infeksionet dhe dëmtimet e thella të lëkurës.
Sipas Dr. Lourdes Castañón, kirurge, hapi i parë në trajtimin e djegieve është ftohja e zonës së prekur, por jo me akull. Ajo rekomandon shpëlarjen e djegies për 10-20 minuta me ujë të vakët dhe heqjen e sendeve të ngushta ose bizhuterive nga zona e prekur.
Pas ftohjes, lëkura duhet të lahet me sapun të butë dhe të mbulohet me garzë të pastër ose fashë që nuk ngjitet. Për dhimbjen mund të përdoren barna pa recetë si ibuprofeni ose paracetamoli.
“Djegiet e thella, sidomos të shkallës së 3-të dhe 4-të, kërkojnë trajtim profesional,” shton mjekja. Ajo paralajmëron që nuk duhet të përdoret akull, vaj ose produkte të forta kimike, pasi mund të përkeqësojnë dëmtimin.
Kujdesi i duhur dhe trajtimi në kohë janë çelësi për një shërim më të shpejtë dhe të sigurt.
KAQPATA – informohu, ruaj shëndetin.