Platforma TruTalk e njohur për përmbajtjet e saj rreth shëndetit mendor dhe rritjes personale, sjell një këshillë të thjeshtë por thelbësore: mos e përdor telefonin menjëherë pasi zgjohesh.
Sipas ekspertëve, momentet e para të mëngjesit janë thelbësore për mënyrën si funksionon mendja gjatë gjithë ditës. Kur nisim ditën me ekranin në dorë – duke parë lajme negative, njoftime, apo rrjete sociale – truri përfshihet menjëherë në stres, krahasim dhe mbingarkesë.
Në vend të kësaj, TruTalk sugjeron t’i japim vetes pak kohë për qetësi, frymëmarrje dhe reflektim, para se t’i japim botës vëmendjen tonë.
Një mëngjes pa telefon mund të thotë një ditë më e qetë, më e fokusuar dhe më e shëndetshme mendërisht.
KAQPATA