
Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje të shkëlqyer nga hoteli luksoz Ca’ Sagredo në Venecia.
E veshur me një fustan elegant, të zbukuruar me detaje shkëlqyese, Morena ka ndarë me fansat disa imazhe ku shkroi: “Living the Gatsby dream in Venice”.

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente vetëm pak minuta pas publikimit, duke e vlerësuar për stilin, elegancën dhe karizmën e saj.
Megjithëse kohët e fundit nuk ka sjellë projekte muzikore të reja, Morena mbetet një nga figurat më të përfolura në showbiz, duke ruajtur vëmendjen e publikut me paraqitjet e saj gjithmonë të komentuara.


KAQPATA