Çifti i njohur nga “Love Island All Stars”, Molly Smith dhe Tom Clare, kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me fejesë, duke ndarë momente romantike nga një propozim në Dubai.
Tom i propozoi Molly-t në një atmosferë intime dhe të veçantë, ndërsa fotot e postuara në rrjete sociale morën mijëra pëlqime e urime nga fansat dhe ish-konkurrentët e spektaklit.
Dyshja u njohën dhe u lidhën gjatë qëndrimit në vilën e “Love Island All Stars”, ku fituan simpatinë e publikut me sinqeritetin dhe kiminë e tyre. Pas përfundimit të programit, ata vazhduan romancën edhe jashtë ekranit, duke e çuar tashmë në një hap më serioz me fejesë.



KAQPATA