
Mirlind Daku po shkëlqen me Rubin Kazanin në Superligën e Rusisë, ku vetëm në 12 ndeshjet e para ka realizuar 9 gola dhe një asistim.
Në një intervistë ekskluzive, sulmuesi gjilanas tha se ndihet si në shtëpi në Rusi, duke falënderuar klubin dhe tifozët për mbështetjen. Ai tregoi se kishte pasur oferta nga Zenit dhe Fiorentina, por zgjodhi të qëndrojë te Rubin për shkak të besimit që i është dhënë.
“Për të shënuar paguhem dhe atë po e bëj”, u shpreh ai me humor, ndërsa shtoi se synimi i tij është gjithmonë të ndihmojë skuadrën dhe jo të vendos objektiva personale me gola.
Daku foli edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, duke theksuar se kualifikimi në Kupën e Botës është ëndrra më e madhe e kuqezinjve dhe se ekipi do të luftojë deri në fund për ta bërë realitet.
KAQPATA