
Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, ka konfirmuar vazhdimin e qëndrimit të tij në Rusi te skuadra Rubin Kazan, me një kontratë të re që e mban aty deri në vitin 2029.
Njoftimi nuk ishte i zakonshëm , Daku e bëri publik lajmin në një mënyrë kreative, të frymëzuar nga seriali i famshëm “Squid Game”. Ai e ndau videon në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke befasuar ndjekësit me qasjen artistike dhe origjinale të komunikimit.
Futbollisti nga Gjilani është pjesë e Rubin Kazanit që nga viti 2023 dhe me këtë marrëveshje të re, konfirmon besnikërinë ndaj klubit rus për disa vite të tjera.
KAQPATA