Mira Murati, ish-drejtoreshë teknologjike e OpenAI, ka zbuluar produktin e parë nga kompania e saj “Thinking Machines Lab”, një API të quajtur Tinker, që u mundëson studiuesve të rregullojnë dhe personalizojnë modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale.
Sipas Muratit, Tinker lejon përdoruesit të eksperimentojnë me algoritme dhe të dhëna duke përdorur Python, si dhe të përshtatin modele të njohura si LLaMA dhe Qwen për detyra specifike si shkrim kodi, përkthim apo analiza mjekësore.
“Ky mjet do ta bëjë më të lehtë për studiuesit, zhvilluesit dhe krijuesit të punojnë me teknologjitë më të avancuara në botë”, tha Murati.
Startup-i “Thinking Machines Lab”, i themeluar në fillim të këtij viti, ka mbledhur rreth 2 miliardë dollarë financim dhe po vlerësohet në mbi 12 miliardë dollarë, duke u bërë një nga kompanitë më premtuese në fushën e inteligjencës artificiale.
KAQPATA