
Milani ka bërë një hap konkret drejt transferimit të mesfushorit shqipëtar (nga toka Dardane) të Zvicrës, Ardon Jashari, duke i dërguar një ofertë zyrtare klubit belg Club Brugge.
Sipas burimeve të Sky Sport Suisse, klubi italian ka ofruar 27 milionë euro plus 3 milionë në formë bonusesh për shërbimet e Jasharit – një nga mesfushorët më të kërkuar të këtij afati veror. Megjithatë, drejtuesit e Brugge kërkojnë së paku 40 milionë euro për të lënë të lirë yllin e Superligës së Belgjikës.
Në Itali raportohet se marrëveshja mund të përmbyllet mes 30 dhe 35 milionë euro, ndërsa vet Jashari është i interesuar për transferimin në “San Siro” dhe është i gatshëm të përballet me sfidën në Serie A.
Për trajnerin Massimiliano Allegri, Jashari është një nga prioritetet e merkatos. Ndërkohë, drejtori sportiv i sapoemëruar, Igli Tare, po synon të ndërtojë një treshe ballkanase në mesfushë me emrat Modric, Xhaka dhe Jashari – një vizion ambicioz për një rikthim të fuqishëm të Milanit pas një sezoni të dobët.
Tashmë pritet reagimi i Club Brugge, ndërsa negociatat vazhdojnë. Ardon Jashari mbetet në fokusin e merkatos evropiane.
KAQPATA