
Pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, lidhur me zhvillimet politike dhe drejtësinë në vend, ka ardhur edhe një reagim i drejtpërdrejtë nga gazetari dhe ish-deputeti Milaim Zeka.
Zeka ka deklaruar se ndonëse jemi mirënjohës për ndihmën historike të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, ekziston një pjesë tjetër e së vërtetës që askush nga diplomatët perëndimorë nuk po guxon ta thotë publikisht.
“Nuk ka projekt të madh në KEK, PTK, Vala apo autostrada, ku zyrtarët e ambasadës amerikane nuk kanë futur hundët,” shprehet Zeka, duke akuzuar ish-ambasadorin Christopher Dell për ndikim të drejtpërdrejtë në korrupsion të lartë institucional.
Ai shton se qytetarët e Kosovës, edhe pse falënderues për ndihmën ndërkombëtare, nuk e dinë se ku kanë përfunduar miliardat e USAID-it dhe fondeve të BE-së. “Si është e mundur që Kosova mori kaq shumë ndihmë, e ne ende vuajmë për energji, spitale, arsim dhe drejtësi?”, pyet Zeka, duke e përmbyllur reagimin me fjalët: “Unë e di, edhe ti e din ambasador, ama unë flas publikisht, ti jo.”
Reagimi i Zekës pason një valë komentesh publike që kanë vënë në pikëpyetje rolin e partnerëve ndërkombëtarë në zhvillimin demokratik dhe institucional të Kosovës, sidomos në dritën e kritikave të fundit ndaj Gjykatës Speciale dhe funksionimit të saj.
KAQPATA