
Lionel Messi ka marrë vendimin për të vazhduar karrierën në SHBA, duke nënshkruar një kontratë shumëvjeçare me Inter Miami. Klubi dhe ylli argjentinas kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit, që do ta mbajë 38-vjeçarin në Major League Soccer edhe pas Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Njoftimi zyrtar pritet brenda dy javësh, ndërsa marrëveshja konsiderohet një hap strategjik si për lojtarin ashtu edhe për ligën amerikane.
Messi iu bashkua Inter Miami në vitin 2023 pas një periudhe te Paris Saint-Germain. Pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Barcelona, ku fitoi 10 tituj të La Ligës dhe 4 trofe të Ligës së Kampionëve, duke u bërë lojtari më i suksesshëm në historinë e klubit katalanas.
Me këtë rinovim, Messi pritet të jetë një nga figurat kryesore të futbollit botëror gjatë Kupës së Botës 2026, duke i dhënë MLS-it një vëmendje të paprecedentë.
KAQPATA