
Moderatori i njohur nga Kosova, Meriton Mjekiqi, dhe vëllai i tij janë shpallur në kërkim nga policia, pas dyshimeve për përfshirje në një incident të rëndë dhune.
Sipas burimeve të “Klan Kosovës”, dy vëllezërit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një konflikt fizik që ka rezultuar me lëndimin e rëndë të një 29-vjeçari. Ngjarja është klasifikuar nga autoritetet si “lëndim i rëndë trupor”.
Incidenti ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa policia ka ndërmarrë hapa për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Në kuadër të hetimeve, është bastisur edhe banesa e tyre në Obiliq, por pa sukses – pasi as Meriton Mjekiqi dhe as vëllai i tij nuk janë gjetur aty.
Autoritetet deri tani nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë zyrtare për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. Hetimet po vazhdojnë.
KAQPATA