Manchester City's Benjamin Mendy during the English Premier League soccer match between Manchester City and Leicester City at Etihad stadium in Manchester, England, Saturday, Dec. 21, 2019. (AP Photo/Rui Vieira)
Benjamin Mendy, dikur mbrojtësi i majtë më i shtrenjtë në botë dhe kampion bote me Francën në vitin 2018, po provon rikthimin e tij në futboll pas një periudhe të trazuar jashtë fushës.
Mendy u përball me tetë akuza për përdhunim, një tentativë përdhunimi dhe një sulm seksual, gjë që e mbajti për një kohë në paraburgim dhe e la jashtë futbollit elitar. Ai paditi edhe Manchester Cityn për ndërprerjen e pagës gjatë asaj periudhe, duke kërkuar 13 milionë euro borxhe.
Pas dështimeve për të ringjallur karrierën tek Lorient në Francë dhe Zurich në Zvicër, francezi me origjinë senegaleze ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin polak Szczecin, ku do të përfitojë mbi një milion euro në sezon.
Ky transferim shihet si përpjekja e fundit e Mendy për të rikthyer karrierën e tij në futbollin profesionist.
KAQPATA