
Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të gëzueshëm nga jeta private. Përmes fotografive të postuara në Instagram Story, ajo ka bërë të ditur se është fejuar.
Në imazhet e publikuara, Melinda shihet e lumtur krah partnerit të saj, duke treguar unazën e fejesës. Lajmi ka marrë shumë reagime pozitive dhe urime nga fansat.


Artistja, e cila ka vite që gëzon sukses në muzikë me hite të shumta, ka qenë gjithmonë diskrete për jetën sentimentale, duke e bërë këtë lajm edhe më surprizues për publikun.
KAQPATA