Mediat në Serbi po raportojnë gjerësisht për përkeqësimin e marrëdhënieve midis presidentit Aleksandar Vuçiq dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, pas vendimit të Turqisë për t’i dorëzuar Kosovës një mijë dronë kamikazë të prodhuar nga kompania “Baykar”.
Sipas gazetës “Danas”, vetëm një vit më parë marrëdhëniet mes dy liderëve cilësoheshin si “epokë e artë”, por tani Vuçiq ka reaguar ashpër duke thënë se “Turqia po ëndërron rikthimin e Perandorisë Osmane”. Ai ka akuzuar Ankaranë për “shkelje të Kartës së OKB-së dhe të Rezolutës 1244”.
Diplomatë serbë kanë komentuar se Vuçiq po e përdor politikën e jashtme për propagandë të brendshme. Ish-ambasadori Mihajlo Brkiq ka thënë se “Serbia ka humbur seriozitetin diplomatik”, ndërsa analisti Sreçko Gjukiq e ka quajtur Vuçiqin “të përfshirë në konflikte me të gjithë botën”.
Sipas mediave serbe, Turqia ka forcuar ndjeshëm marrëdhëniet me Kosovën dhe po zhvillon bashkëpunim të ri ushtarak, përfshirë furnizimin me automjete të blinduara dhe pajisje moderne.
KAQPATA