
Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës (SBU) ka njoftuar se ka parandaluar një plan atentati për vrasjen e presidentit Volodymyr Zelensky në aeroportin Rzeszow të Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën. Lajmi u raportua nga agjencia polake PAP.
Kreu i SBU-së, Vasyl Malyuk, bëri me dije se operacioni u zhvillua me sukses, pa dhënë detaje për kohën e saktë të ngjarjes. Sipas tij, atentati ishte planifikuar të kryhej me metoda të ndryshme, përfshirë përdorimin e një droni FPV dhe snajper.
Sipas agjencisë ukrainase Interfax, një ish-ushtar polak dyshohet se ishte përfshirë në këtë plan. Malyuk kujtoi se një tjetër përpjekje për atentat ndaj Zelenskyt ishte parandaluar vitin e kaluar në Kiev.
KAQPATA