Kandidati për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Ilir Qeriqi, ka shpërndarë sot një mesazh për qytetarët, ku ka theksuar se arsimi do të jetë prioritet i programit të tij qeverisës katërvjeçar.
“Arsimi është e ardhmja e Lipjanit! Me mësuesit, nxënësit dhe vizionin tonë 4-vjeçar, do t’i japim arsimit vëmendjen dhe prioritetin që meriton,” ka shkruar Qeriqi.
Sipas tij, arsimi nuk është vetëm bazë e zhvillimit, por edhe garanci për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja të Lipjanit.
KAQPATA