Sipas UNICEF, rreth 188 milionë fëmijë e adoleshentë në moshë shkollore vuajnë nga obeziteti, që përbën një në 10 të rinj. Raporti thekson se ushqimet e përpunuara po zëvendësojnë frutat, perimet dhe proteinat në dietat e tyre.
Në vitin 2000, rreth 13% e fëmijëve ishin nën peshë dhe vetëm 3% obezë. Sot, 9.4% konsiderohen obezë, krahasuar me 9.2% që janë nën peshë.
Drejtoresha e UNICEF-it, Catherine Russell, tha se obeziteti po bëhet një nga format më të përhapura të kequshqyerjes në të gjitha rajonet e botës, përveç Afrikës Subsahariane dhe Azisë Jugore.
Studimi bazohet në të dhëna nga mbi 190 vende, duke përfshirë UNICEF, OBSH dhe Bankën Botërore.
KAQPATA