
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshmia e Jock Covey, i cili kishte shërbyer në Kosovë si zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së, Bernard Kushner.
Në fund të seancës, Covey kërkoi të jepte një koment përmbyllës, por kjo nuk iu lejua nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.
“A mund të bëj një koment të fundit?” pyeti Covey.
“Nuk mund të bësh, sepse nuk mund ta ndjekim atë me pyetje pasuese. Kemi përfunduar. Faleminderit që ishit”, u përgjigj Smith.
Më pas, Covey falënderoi për mundësinë që i ishte dhënë për të dhënë dëshminë e tij në këtë proces.
KAQPATA