Mbretit britanik Charles III ka nisur procedurat zyrtare për t’ia hequr vëllait të tij, Andrew, titullin e princit dhe për ta zhvendosur nga rezidenca në Uindsor drejt një prone private në Sandringham.
Sipas njoftimit nga Pallati Buckingham, Andrew është pajtuar të largohet nga prona mbretërore, pasi lidhjet e tij me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein, të ekspozuar si pedofil, vazhdojnë të shkaktojnë polemika të forta.
Në deklaratë thuhet se “Princi Andrew nga tani do të njihet si Andrew Mountbatten-Windsor”. Pallati theksoi se vendimi është marrë për shkak të “mungesës serioze të gjykimit” nga ana e tij.
Andrew humbi titujt ushtarakë dhe patronazhet mbretërore në vitin 2022, pasi dështoi të shmangte një padi civile në SHBA nga Virginia Giuffre, e cila e akuzonte për abuzim seksual kur ajo ishte 17 vjeç. Edhe pse rasti u mbyll me marrëveshje jashtë gjykate, reputacioni i tij publik u dëmtua rëndë.
Kjo është goditja më e madhe për princin, i cili tashmë është i detyruar të largohet nga jeta publike dhe detyrat zyrtare të familjes mbretërore.
KAQPATA