

Iniciativa qytetare evropiane “Zëri im, Zgjedhja ime” i ka dorëzuar Komisionit Evropian një peticion me mbi 1 milion nënshkrime, duke kërkuar krijimin e një mekanizmi financimi për të siguruar qasje të sigurt dhe të përballueshme në abort.
Koordinatorja e fushatës, Nika Kovač, theksoi se rreth 20 milion gra në Evropë nuk kanë akses në ndërprerjen e shtatzënisë në kushte të sigurta, gjë që shpesh sjell pasoja fatale.
Aktivistët paralajmëruan për rritjen e presionit të së djathtës ekstreme që, sipas tyre, synon të kufizojë të drejtat themelore të grave.
Aktualisht, aborti është i legalizuar në 25 vende të BE-së, por kufizimet variojnë: nga 10 javë në Portugali e Kroaci deri në 24 javë në Holandë. Polonia dhe Malta mbeten më kufizuese, duke lejuar abort vetëm në raste të rënda.
Komisioni Evropian ka afat deri në mars 2026 për të vendosur nëse do të ndërmarrë hapa ligjorë mbi këtë kërkesë.
KAQPATA