
Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka arritur një tjetër moment historik në Ligën e Kampionëve, duke u bërë futbollisti i tretë më i shpejtë që arrin 60 gola në garën më prestigjioze evropiane.
Francezit i deshën vetëm 89 ndeshje për këtë arritje, duke lënë pas legjenda si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Raul Gonzalez. Përpara tij qëndrojnë vetëm Robert Lewandowski dhe Lionel Messi, që arritën shifrën në më pak ndeshje.
Në fitoren e fundit të Real Madridit ndaj Kairat (5-0), Mbappe shkëlqeu me një het-trik, duke e çuar totalin e tij në 6 gola me Monaco, 42 gola me PSG dhe 12 gola me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
Me këtë ritëm, ylli francez duket i destinuar të ngjitet edhe më lart në listën e golashënuesve më të mirë të historisë së Ligës së Kampionëve.
KAQPATA