Zyra Federale e Sigurisë Kibernetike në Zvicër ka paralajmëruar për një formë të re mashtrimi përmes pajisjeve të quajtura SMS blaster, të cilat imitojnë antenat mobile dhe përgjojnë komunikimet telefonike.
Ndryshe nga phishing-u klasik, këto pajisje u lejojnë mashtruesve të synojnë të gjithë përdoruesit e telefonave brenda një rrezeje deri në një kilometër. Pajisjet zakonisht fshihen në makina, çanta shpine apo edhe në biçikleta.
SMS blaster i detyrojnë telefonat inteligjentë të lidhen me rrjetin 2G, më pak të sigurt, përpara se të dërgojnë mesazhe të rreme – kryesisht duke kërkuar pagesa të gjobave të parkuara.
Autoritetet theksojnë se vigjilenca dhe skepticizmi mbeten mjetet më të sigurta të mbrojtjes nga këto mashtrime.
KAQPATA