
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se janë refuzuar 5,336 aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore, të cilat janë dorëzuar përmes platformës e-Kosova.
Sipas njoftimit, deri më tani janë pranuar gjithsej 203,865 aplikime, prej të cilave 195,343 janë aprovuar, ndërsa mbi 3,100 mbesin në proces verifikimi.
Afati për aplikim përfundon më 3 tetor, në orën 23:59.
KAQPATA