Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, të cilat u gjykuan për dhunën e ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga më 6 gusht 2024 në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit.
Mariela Berishaj u dënua me 3 vite burgim, i cili u ul në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe hetimit në arrest shtëpie. Antonela Berishaj nuk do të vuajë dënimin në burg, pasi ai u konvertua në 3 vite shërbim prove. Motrat e sulmuan Prengën me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.
Gjykata vendosi gjithashtu pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për një kohë prove prej 3 vjetësh, me kusht që të mos kryhet vepër tjetër penale dhe të mbahet kontakt me Shërbimin e Provës. Shpenzimet gjyqësore do t’i mbajnë të dyja motrat në mënyrë solidare.
Vendimi mund të apelohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
KAQPATA