Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel ka shpallur fituese të Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2025 politikanen opozitare venezueliane Maria Corina Machado, për “punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike dhe përpjekjet për një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci në Venezuelë”.
Komiteti vlerësoi guximin dhe përkushtimin e Machado-s, e cila gjatë vitit të kaluar është detyruar të jetojë e fshehur për shkak të kërcënimeve serioze ndaj jetës së saj. “Pavarësisht rreziqeve, ajo ka zgjedhur të qëndrojë në vendin e saj dhe të vazhdojë luftën për liri, duke frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën. Kur autoritarët marrin pushtetin, është thelbësore të njihen mbrojtësit e guximshëm të demokracisë,” thuhet në arsyetimin e Komitetit.
Machado, një nga figurat kryesore të opozitës venezueliane, ka qenë prej vitesh simbol i rezistencës kundër regjimit autoritar në Caracas.
Ndërkohë, ndër kandidatët e përfolur për çmimin ishte edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili kishte pretenduar se e meritonte çmimin për “ndaljen e shumë konflikteve ndërkombëtare”.
KAQPATA