
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, kanë ndarë një lajm të madh me ndjekësit e tyre.
Përmes një postimi në Instagram, Luizi bëri të ditur se ai dhe Kiara po përgatiten për një film të ri, duke premtuar surpriza për publikun.
Sipas këngëtarit, xhirimet pritet të nisin së shpejti dhe ai do të luajë një rol krejt ndryshe nga projekti i tij i kaluar. Detaje të tjera rreth kastës apo skenarit ende nuk janë zbuluar, por pritshmëritë janë të mëdha.

Ky projekt vjen në një kohë kur çifti vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes, duke ruajtur popullaritetin e tyre edhe pas suksesit të arritur nga “Big Brother VIP Albania”.
KAQPATA