
Menaxheri i njohur i artistit Luiz Ejlli, Jetmir Agaj, ka folur për mundësinë e rikthimit të këngëtarit në “Big Brother VIP Albania”. Në një intervistë për emisionin “Prive”, ai deklaroi se një ftesë për pjesëmarrjen e Luizit është përfolur prej kohësh dhe një rikthim i tillë do të sillte spektakël të madh.
“E di që do t’i mundte të gjithë përsëri,” u shpreh Agaj, duke shtuar se çdo artist që ka hyrë në BBV pas Luizit është krahasuar me të.
Sipas tij, publiku është i gatshëm për një tjetër eksperiencë të paharrueshme nëse kjo ndodh. Ende mbetet e paqartë nëse formati do të zhvillohet në Shqipëri apo në Kosovë, por pritshmëritë janë të larta.
KAQPATA