
Analisti shqiptar Fatos Lubonja ka komentuar marrëdhëniet politike në Kosovë dhe raportet me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se mungesa e komunikimit mes partive po dëmton të ardhmen e vendit.
Lubonja tha se çdo parti që vjen në pushtet në Kosovë shpesh mendon se përfaqëson gjithë spektrin politik dhe se ka përkrahje të pakushtëzuar nga SHBA-ja, gjë që sipas tij është një qasje naive.
Ai vuri në dukje se sfidat e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani lidhen me vizione të ndryshme për marrëdhëniet me Serbinë dhe politikat ndërkombëtare. Lubonja nënvizoi se problemet nuk janë vetëm të individëve, por të një kulture të mangët bashkëpunimi mes partive politike.
“Mungesa e komunikimit mes partive politike në Kosovë për çështje kaq të rëndësishme për të ardhmen e vendit është më e thellë sesa problemet e një individi si Kurti apo Osmani,” përfundoi Lubonja.
KAQPATA