
LENS, FRANCE - JUNE 10: In this handout image provided by UEFA, Captain, Lorik Cana of Albania during the Albania Press Conference at the Stade Bollaert-Delelis on June 10, 2016 in Lens, France. (Photo by Handout/UEFA via Getty Images)
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka zbuluar në një intervistë për Tring Sport se kush kanë qenë idhujt e tij në futboll dhe cilin gol e konsideron më të veçantin në karrierë.
“Idhulli i parë fare ka qenë Marko Van Basten, dhe më pas, duke u rritur, Zinedin Zidan. Momentalisht mendoj se Mbappe është lojtari më i mirë në botë, teksa stadiumi më elektrizues është ‘Velodrome’ i Marsejës”, u shpreh Cana.
Ai tregoi edhe për golat që i kanë lënë më shumë mbresa: “Emocionalisht, goli i parë dhe i vetmi me Kombëtaren është më i bukuri, ndërsa teknikisht, ai me roveshatë në ndeshjen Fiorentina–Lazio në vitin 2014”.
KAQPATA