Modelja Lori Harvey ka reaguar pas komenteve ironike që mori për një kapelë të veçantë, të cilën e veshi gjatë turit Cowboy Carter të Beyoncé në korrik. Në një intervistë për PEOPLE, 28-vjeçarja tha se zgjedhja e saj ishte brenda temës dhe e firmës Chanel:
“Western nuk ka të bëjë vetëm me një kapelë kauboji. Dhe për më tepër, ishte Chanel, ndaj mbajeni të bukur,” u shpreh Harvey.
Ajo shtoi se është prej kohësh fanse e Beyoncé dhe ka marrë pjesë edhe në hapjen e turit në Los Angeles. Harvey kujtoi gjithashtu edhe përvojën e saj në Coachella më 2018, kur humbi performancën ikonike të Beyoncé për shkak se nuk gjeti dot banjën në turmë.
Përveç modës, Lori Harvey do të debutojë këtë muaj në sezonin e tretë të serialit Reasonable Doubt në Hulu, ku do të interpretojë personazhin Chelsea, një figurë enigmatike me një të kaluar të trazuar.
KAQPATA