Loredana Brati ka folur hapur për marrëdhënien me reperin Don Xhoni dhe ish-partnerin e saj Jozi, me të cilin u njoh gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP 4”.
Në intervistën për “Shqipëria Live”, ajo sqaroi se miqësia me Don Xhonin nisi nga një bashkëpunim artistik që nuk u realizua. “Më kontaktoi vetë për një projekt. Nuk kemi pasur lidhje, vetëm respekt për njëri-tjetrin. Është shumë i edukuar dhe kënaqësi që e kam njohur,” tha Loredana.
Ndërsa për Jozin, ajo pranoi se ishte i vetmi burrë që kishte pasur këtë vit. “Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen lehtë. Edhe pse jemi munduar ta harrojmë njëri-tjetrin, emrat tanë do lidhen gjithmonë,” shtoi ajo, duke i uruar atij sukses në karrierë.
KAQPATA