
Liverpool ka planifikuar një sërë homazhesh për Diogo Jotën dhe vëllain e tij André, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik trafiku në Spanjë. Ndeshja miqësore ndaj Preston North End në stadiumin Deepdale do të jetë e para që klubi zhvillon pas ngjarjes së dhimbshme.
Homazhet përfshijnë:
- Himnin “You’ll Never Walk Alone” para fillimit të ndeshjes.
- Një kurorë lulesh e vendosur nga Preston pranë tifozëve të Liverpool.
- Një minutë heshtje në kujtim të Jotës dhe vëllait të tij.
- Lojtarët e të dyja skuadrave do të mbajnë shirita të zinj.
- Mesazhe nderimi do të shfaqen në ekranet digjitale dhe panelet LED përreth fushës.
- Një edicion special i programit të ditës me 18 faqe, kushtuar vëllezërve.
Anfield tashmë është kthyer në një vend homazhi ku tifozët kanë lënë shalla, lodra, mesazhe dhe lule. Ndërkohë, figura të njohura si Gerrard, Carragher, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
Jota, i cili së fundmi ishte martuar dhe kishte tre fëmijë, do të nderohet përgjatë gjithë sezonit, me Liverpool që synon ta “përjetësojë” fanellën numër 20. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në ITV dhe LFCTV.
KAQPATA