Platforma e filmave IMDb ka publikuar një listë me 50 thrillerët më të vlerësuar të të gjitha kohërave, duke përfshirë klasikë të mëdhenj dhe filma ndërkombëtarë që kanë bërë histori në kinema.
Në listë gjenden vepra të njohura si “The Silence of the Lambs”, “Psycho”, “Parasite”, “The Dark Knight”, por edhe filma të kultit si “Blade Runner” dhe hite të animuar si “Demon Slayer: Mugen Train”.
Ndër filmat më të vjetër që mbeten ikonikë janë “Jaws” (1975), “Die Hard” (1988) dhe “The Great Escape” (1963). Po ashtu, lista sjell edhe filma ndërkombëtarë të vlerësuar si “Memories of Murder” nga Koreja e Jugut dhe “The Secret in Their Eyes” nga Argjentina.
Sipas kritikëve dhe fansave, këto filma vazhdojnë të mbeten referenca kryesore për zhanrin thriller, falë tensionit, suspansës dhe temave të forta që i bëjnë të paharrueshëm për shikuesit.
KAQPATA