
Repër i njohur shqiptar, Noizy, është liruar nga procedurat e verifikimit nga autoritetet zvicerane, pas një keqkuptimi shkaktuar nga një shpifje e pa bazë. Në një komunikatë të tijën, Noizy kërkoi ndjesë ndaj fansave në Zvicër, të cilëve nuk mundi t’u performonte në koncertin e planifikuar në “Rinora4” të shtunën mbrëma në Rinora.
“Jam thellësisht keqardhës ndaj fansave të mi në Zvicër – ishte e rëndësishme të isha atje, por kushtet skandaloze të krijuara nga kjo shpifje më penguan padrejtësisht. Autori i shpifjes do të përballet me pasojat ligjore.”
Noizy pohoi se tani gjithçka është tejkaluar dhe ai është i gatshëm të vazhdojë me koncertet e ardhshme dhe publikimin e albumit të ri:
“Tani gjithçka është pas krahëve. Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri.
MAMA JA DOLA ❤️”
Komunikata tregon përkushtimin e tij ndaj fansave dhe besimin e pathyer në drejtësi. Në një periudhë në të cilën artistët përballen shpesh me sfida administrative gjatë turneve ndërkombëtare, Noizy tregon se pas një beteje ligjore dhe morale, ai është gati të rikthehet përpara publikut të tij.
KAQPATA