
Platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar organizimin e një marshimi simbolik me motoçikleta nga Prishtina drejt Hagës. Nisja do të bëhet më 15 tetor, ndërsa rruga do të kalojë përmes disa shteteve evropiane.
Sipas organizatorëve, më 17 tetor motoçiklistët do të ndalen në Zyrih, për të vazhduar më pas drejt destinacionit final – Hagës.
“Të gjitha rrugët na çojnë për Hagë. Më 19 tetor jemi atje. Për drejtësi, për liri, për dinjitet”, thuhet në njoftimin e platformës.
KAQPATA