Qytetarët e Kosovës përballen me mungesën e sigurimeve shëndetësore funksionale, pas bllokimit të Ligjit për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Gjykatën Kushtetuese. Ligji, i miratuar në vitin 2024, nuk ka hyrë ende në fuqi për shkak të kontestimeve nga Partia Demokratike e Kosovës.
Shumë qytetarë, përfshirë zjarrfikësit dhe policët, detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për trajtim mjekësor, ndërkohë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore me burime të limituara nuk mund të ofrojë shërbime të plota. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e kapaciteteve dhe vullnetit politik rrezikon funksionimin e sistemit dhe aksesin në kujdes shëndetësor për qytetarët.
KAQPATA