
Një konsumator në Prishtinë ka mbushur pishinën e tij luksoze përmes një lidhjeje ilegale të ujësjellësit, duke shkaktuar reagim të ashpër nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, inspektorët kanë konstatuar se konsumatori kishte bërë lidhje jashtë ujëmatësit dhe furnizimin me ujë për pishinë e kishte realizuar në mënyrë të paligjshme.
“Mbushja e pishinës është bërë përmes një lidhjeje ilegale. Konsumatori është shkyçur dhe ndaj tij do të ndërmerren procedurat tjera ligjore. TURP!”, thuhet në reagimin e kompanisë.
Ky rast ka ngjallur reagime të forta në rrjete sociale, ku qytetarët kanë kritikuar abuzimin me ujin në kohën kur shumë familje ballafaqohen me reduktime ditore.
KAQPATA