Në një lëvizje surprizuese, ish-ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, është emëruar drejtor i Portit të Durrësit, njofton portali VNA.al, cituar nga KAQPATA.
Dy muaj pas dorëheqjes nga Qeveria Kurti 2, Aliu rikthehet në skenën publike në Shqipëri, duke marrë këtë pozicion me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Përveç Aliut, ministrja ka emëruar edhe Kreshnik Bajraktarin si drejtor të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Liburn Aliu është një nga themeluesit e Vetëvendosjes dhe ka shërbyer mbi katër vjet si ministër i Infrastrukturës. Dorëheqja e tij u dha për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme në partinë e tij dhe për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.
Ky emërim tregon se Aliu vazhdon të ketë ndikim dhe lidhje të forta politike edhe jashtë vendit.
KAQPATA