Trent Alexander-Arnold ka marrë një goditje të rëndë në fillim të aventurës së tij me Real Madridin.
Mbrojtësi anglez u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm katër minutash në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Olympique Marseille (2:1), pasi ndjeu një dhimbje të fortë në muskulin e këmbës së majtë.
Pas ekzaminimeve mjekësore, u konfirmua një tërheqje muskulore që do ta mbajë jashtë fushës për 3 deri në 4 javë.
Ky lëndim vjen në një periudhë të ngarkuar për madrilenët, që kanë para vetes sfida të mëdha si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Treneri Xabi Alonso pritet të mbështetet te Dani Carvajal si zëvendësues i drejtpërdrejtë, ndërsa mund të shqyrtojë edhe alternativa si Fede Valverde apo Raúl Asencio për të përballuar mungesën në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Mungesa e Arnold-it është një goditje për Realin, që tashmë duhet të menaxhojë rotacionet me kujdes për të mos humbur ritmin në garat kryesore.
KAQPATA