Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Lela Seferi, ka zyrtarizuar ndarjen nga partneri i saj, Leonardo Gashi. Pas javësh spekulimesh, ajo konfirmoi fundin e lidhjes përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një foto me valixhe dhe mbishkrimin domethënës “Kapitull i ri”.
Ky veprim u interpretua nga ndjekësit si një shenjë se Lela jo vetëm ka mbyllur një marrëdhënie, por po nis edhe një periudhë të re të jetës së saj jashtë Kosovës.
Gjatë qëndrimit në “BBVK3”, Lela dhe Leon u bënë një nga çiftet më të komentuar, falë lidhjes së tyre spontane dhe momenteve të afërsisë brenda shtëpisë.
Aktualisht, ajo nuk ka zbuluar planet e saj të ardhshme, por duket e përqendruar në karrierë dhe zhvillimin personal.
KAQPATA