
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka zyrtarizuar kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Abdixhiku shprehu bindjen se “fitorja e radhës do të jetë e jona”, duke përmendur disa nga emrat që do të garojnë për komunat kryesore të vendit.
Kandidatët e LDK-së janë:
- Përparim Rama – Prishtinë
- Imri Ahmeti – Lipjan
- Xhafer Gashi – Obiliq
- Besnik Osmani – Fushë Kosovë
- Ekrem Hyseni – Podujevë
- Gazmend Heta – Drenas
- Xhafer Tahiri – Vushtrri
- Gëzim Plakolli – Mitrovicë
- Gazmend Muhaxheri – Pejë
- Ilir Ferati – Istog
- Bexhet Xheladini – Dragash
- Driton Selmanaj – Prizren
- Ardian Shala – Suharekë
- Visar Azemi – Ferizaj
- Kastriot Shabani – Shtime
- Valmir Ahmeti – Shtërpcë
- Sokol Haliti – Viti
- Arbër Ismajli – Gjilan
- Bajrush Ymeri – Novobërdë
- Ruzhdi Shehu – Junik
- Shefqet Shehu – Gjakovë
- Jeton Mushkolaj – Deçan
- Burim Krasniqi – Rahovec
Abdixhiku bëri të ditur se deri më 13 gusht do të zyrtarizohen edhe kandidatët për kuvendet komunale (asambletë).
KAQPATA