
Në një atmosferë entuziaste dhe përballë strukturave të përkushtuara të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Viti, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka pranuar zyrtarisht nominimin e Sokol Halitit për një mandat të katërt në krye të Komunës së Vitisë.
Kryesia e Degës së LDK-së në këtë komunë i ka dhënë mbështetje unanime Halitit, duke e cilësuar si një lider të besueshëm, i cili përmes veprave konkrete dhe zhvillimit të qëndrueshëm ka ndërtuar një raport të fortë me qytetarët.
“Sokoli është një kryetar që nuk flet me fjalë të mëdha, por me punë të prekshme në çdo cep të komunës: nga infrastruktura, arsimi e shëndetësia, deri te mbështetja për bujqësinë dhe kujdesi për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë,” u tha në takim.
Gjatë tri mandateve të tij, Haliti është vlerësuar për ndërgjegjen qytetare, vizionin e qartë dhe ndershmërinë, cilësi që kanë fituar respektin e banorëve të komunës dhe kanë konsoliduar mbështetjen e partisë për të.
LDK ka theksuar se me këtë nominim synon vazhdimësinë e projekteve zhvillimore dhe ruajtjen e stabilitetit lokal, duke i dhënë komunës një drejtim të qartë në të ardhmen.
KAQPATA