Ylli i “Vanderpump Rules”, Lala Kent, ka reaguar pas lajmit se sezoni i 12-të i serialit do të ketë një kast tërësisht të ri. Në një intervistë për E! News, ajo tregoi emocionet për rifillimin e programit dhe ndau përshtypjet për fytyrat e reja të emisionit.
“Nuk njoh askënd nga kasti i ri,” tha Lala. “Por jam shumë e emocionuar për ta, sepse e di ndjesinë e të qenit për herë të parë në TV. Kam dëgjuar që do të jenë fantastikë.”
Kent shtoi se disa burime i kanë treguar se pjesëtarët e rinj janë “natyralë në krijimin e dramës” para kamerave.
“Arti i ‘reality TV’-së nuk mësohet. Mund ta dallosh kur dikush mundohet të krijojë momente ikonike. Kam dëgjuar që ky kast është thjesht vetvetja, pa shumë vetëdije – dhe kjo është fantastike,” shtoi ajo.
Ndërkohë që fansat nuk do ta shohin Lalën në sezonin e ri të “Vanderpump Rules”, ajo ka konfirmuar rikthimin në spin-off-in “The Valley”, që pritet të transmetohet së shpejti.
“Është shumë ndryshe. Mendoja se do të ishte si të ngasësh biçikletën, por s’është. Pas dy vitesh pauzë, është si të mësosh gjithçka nga e para,” tha ajo me humor.
Lala Kent është gjithashtu e angazhuar me podcastin e saj të ri Untraditionally Lala, ku flet për jetën si nënë beqare e dy vajzave.
“Jam e lumtur dhe e plotësuar,” theksoi ajo. “Nuk e mendoja se do të ndihesha ndonjëherë kështu.”
KAQPATA