Në Kuvendin e Kosovës, të dielën më 26 tetor në orën 10:00 do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re. Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka marrë mandatin nga presidentja Vjosa Osmani për formimin e ekzekutivit.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse Kurti ka mbështetjen e 61 deputetëve të nevojshëm. LVV-ja ka 48 deputetë dhe ka përjashtuar bashkëpunimin me PDK-në dhe Listën Serbe. Në rast dështimi, presidentja Osmani duhet të ftojë partitë për konsultime ose të shpallë zgjedhje të reja brenda 40 ditësh.
KAQPATA