
Kuvendi i Kosovës njofton se të hënën në ora 13:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e cila do të ketë karakter konsultativ.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, deklaroi se seanca konstituive konsiderohet e përmbyllur, pasi moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti joshumicë serb nuk mund të pengojë funksionimin e Kuvendit. Ai shtoi se janë ezauruar të gjitha opsionet për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë dhe se Kuvendi do të vazhdojë punën sipas Kushtetutës.
Basha theksoi rëndësinë e funksionalizmit të Kuvendit dhe realizimit të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, duke njoftuar se do të konsultojë anëtarët e Kryesisë për veprimet e mëtejshme.
KAQPATA